Scandinavian Albania Radio

Scandinavian Albania Radio është një radio shqip në hapësirën mediatike skandinave, me bazë në Suedi. Me staf profesionist ajo ofron muzikë, programe dhe përmbajtje cilësore nga të gjitha trevat shqipfolëse, si dhe lajme e informacione në interes të komunitetit.

Programacioni përfshin muzikë nga të gjitha trevat shqipfolëse, emisione tematike dhe informacione të përditësuara mbi zhvillimet sociale, kulturore dhe komunitare. Me vizion afatgjatë, kanali synon të ofrojë standard të lartë transmetimi dhe përmbajtje me vlerë.

Përmes promovimit të gjuhës, kulturës, traditave dhe historisë shqiptare, Scandinavian Albania Radio krijon një urë lidhëse mes vendlindjes dhe diasporës. Ajo synon të jetë një zë i besueshëm dhe frymëzues për komunitetin shqipfolës në Skandinavi dhe më gjerë.

Shpërndaj