Radio Kosova 2

Radio Kosova 2 është zëri publik që flet në gjuhën e të gjithëve.

Si pjesë e Radio Televizionit të Kosovës, Radio Kosova 2 transmeton çdo ditë në gjuhën shqipe, serbe, turke, boshnjake dhe rome, duke u shërbyer komuniteteve të ndryshme me informacion të shpejtë, të saktë dhe të balancuar. Programi i kanalit përfshin materiale ekskluzive nga të gjitha fushat, si dhe emisione dhe analiza ditore mbi çështjet më të mprehta të shoqërisë.

Radio Kosova 2 është urë lidhëse midis komuniteteve, duke ofruar një platformë ku shumëllojshmëria gjuhësore shndërrohet në forcë bashkuese.

Shpërndaj