Radio Alba

Radio Alba nga Klina, zëri i rajonit perëndimor të Kosovës.

Me program 24 orësh, Radio Alba mbulon rreth 90% të rajonit perëndimor të Kosovës, duke përfshirë Klinën, Pejën, Istogun, Gjakovën, Deçanin dhe Prizrenin, me një dëgjueshmëri prej afër 200 mijë banorësh. Programi i saj përfshin emisionin e mëngjesit, lajmet ditore, kronika dhe ngjarje nga tereni, intervista në studio, si dhe emisione argëtuese, kulturore, sportive e për fëmijë.

Mediumi i shërben komunitetit vendas dhe më gjerë, duke sjellë informacione për komunën dhe vendin, për atë çfarë ndodh gjatë ditës dhe mbi të gjitha për mënyrën si funksionon demokracia lokale. Kronikat dhe debatet pasqyrojnë jetën, brengat, sfidat dhe të arriturat e banorëve të Komunës së Klinës dhe rajonit përreth.

Shpërndaj